logo
TripTravel.al është një kompani që sjell një eksperiencë të gjatë në fushën e turizmit dhe ka si synim kryesor ofrimin e sherbimeve me nje cilesi te larte dhe komode...
+355696666347
[email protected]
Top
 

Lefkada

Amazing Tour

Lefkada

$260 per person
  • Destination
  • Departure
    Tirane, Sheshi Piazza (Pas muzeut kombetar)
  • Departure Time
    Nisja nga Tirana ne mengjes ne oren 04.30 (Lutemi te vini Minimumi 20 Minuta perpara nisjes)
  • Included
    Lefkada
    Mengjesi ne hotel
    Udhetimi me autobus Komod
    Darka ne hotel
    Koncepti Half Board
    Shoqerues shqipetar gjate gjithe udhetimit
  • Not Included
    Koncepti All Inclusive
    Siguracioni i jetes ne udhetim
    Gjithcka qe nuk eshte permendur me siper
    Hyrje ne monumente dhe muzeume
1
Dita 1: Nisja
  • PLAZH NE PARGA
  • Nisja nga Tirana ne mengjes ne oren 04.30.
  • Ndalesa te shkurtra rruges. Kalimi i kufirit nga pika kufitare e Qafe Botes.
  • Qyteti i pare qe vizitojme eshte Parga. Vizite ne shoqerin e guides e qytetit turistike Parges, ku mund te konsumojme edhe dreken. Sigurisht qe sugjerimet e guides tone nuk do te mungojne. Me pas kohe e lire deri mbasdite per te bere plazh ne gjirin e vecante e Parges.
  • Pas plazhit vazhdojme udhetimin drejt Lefkades
  • Akomodimi ne hotel Lefkas ne qender te qytetit te Lefkades.
  • Darka ne restorantin e hotelit (bufe)
  • Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Lefkas i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Lefkada duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.
2
Dita 2: Aventura Fillon
  • LEFKDA (SHETITJE ME TRAGET NE ISHUJT)
  • Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit  do te nisim aventuren BLU, ku ne portin e Nidrit na pret trageti per te vazhduar lundrim ne ishujt me fame boterore te Lefkades. E gjithe dita e dyte do te jete e dedikuar per te vizituar bregdetet me famë boterore të Lefkades… Lundrimi fillon ne oren 9:45 ku ndalojme ne plazhet e Porto kastiki dhe Egremi. Turi vazhdon me pas drejt plazheve dhe ishuve te njohur si Meganisi, Scorpions, Porti Fiskardo, ishulli Itaka (ku ka qender Odise sipas mitologjise dhe shpella Papanikolis. Gjate lundrimit jane planifikuar disa ndalesa per plazh kryesisht ne 2 plazhet me fame boterore te Porto Katsiki dhe Egremi. Ndalese gjithashtu ne ishullin Kafalonia per te vizituar qytetin. Kthimi me pas ne portin e Lefkades rreth ores 18:00 Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale dhe kushton 20€ (ne cmim perfshihet edhe dreka ne traget). Udhetimi eshte i keshillueshem te ndiqet por jo i detyrueshem. (Personat qe nuk duan te ndiekin turin me traget, mund te qendrojne per plazh ne Lefkas, ose Niikiana)
 
  • **Pas lundrimit, kthimi ne hotel. *Darka ne restorantin e hotelit (bufe) *Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit. Hotel Lefkas i pozicionuar ne qendren e qytetit ju mundeson te shetisni lirshem ne Lefkada duke frekuentuar cdo aktivitet te saj.
3
Dita 3: Plazh dhe Boat Party
  • PLAZH NE KATHISMA, LEFKADA
  • Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma-Lefkada, ku do te qendrojme nga ora 10:30 deri ne oren 15:00.
  • Pas plazhit, nisemi per te konsumuar dreken dhe per te vizituar  manastirin e Faneromenis
  • Rreth ores 18:00 kthimi per ne hotel.
  • Pasdite e lire per te shetitur dhe pushuar
  • Darka ne hotel (bufe)
  • Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit.

———————-

  • Ne mbremje, opsionale Boat Party (Cmimi extra 10 euro/person me 1 pije te perfshire). Nisja 20:30 – 1:00. Opsionale organizim i sugjeruar ne party ne anije .(Extra per party 10 euro hyrja+1 pije ) Anija shnderrohet ne nje beach bar me muzike, drita, fishekzjarre per nje atmosfere mbreselenese. Anija do te ankorohet ne nje plazh te virgjer per disa ore, ku me guximtaret mund te lahen. Muzika dhe festa nuk do te ndalet ne asnje moment. Anija do kete DJ me te mire te Lefkades qe do ju shoqeroje gjate gjithe kohes.
4
Dita 4: Kohe e lire
  • KOHE E DEDIKUAR PER PLAZH NE LEFKADA
  • Mengjesi ne hotel (bufe)
  • Me pas kohe e lire per plazh. Sugjerimi jone eshte te udhetojme drejt qytezes se bukur Agio Nikita per plazh. (Transferta hotel – Agia Nikita – hotel eshte e pershire ne cmim)
  • Darka ne hotel (bufe)
  • Pas darka e lire per te frekuentuar jeten e nates te qytetit.
5
Dita 5: Plazh dhe Kthimi
  • PLAZH NE PREVEZA
  • Mëngjesi në hotel (bufe)
  • Pas mengjesit nisja drejt Prevezes, ne Kanali BEACH.
  • Kohe e lire per plazh deri ne oren 15:00.
  • Nisja për kthim nga kufiri i Kakavisë.
  • Mberritja ne darke fundi i sherbimit tone.

——————————————————

► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel Lefkas ne qender te qytetit te Lefkades ► Nisja do të bëhet në orën 04:30 të mengjesit të ditës së pare, nga sheshi piazza (mbrapa muzeut Kombetar) —————————————————— ► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:
  •  Pashaporta  per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer

TOUR LOCATION

Lefkada bën pjesë në ishujt Joniane dhe shtrihet midis Korfuzit dhe Keffalonisë, si një majë mali e rrethuar me ujëra të kristaltë, me një bimësi ku mbizotërojnë pishat, selvitë e larta dhe pemët e vjetra të ullirit. Ky ishull qëndron i rrethuar nga uji, si një planet i vetëm dhe një tokë e paprekur. Bukuria e këtij ishulli të jep ndjesinë e të jetuarit përjetësisht aty, me qetësinë, plazhet e rralla me rërë të artë dhe me bukurinë e pazakontë të gjithë vendit përreth. Lefkada është një shesh argëtimi krejtësisht natyral, vendi ideal për familjet me fëmijë dhe për të dashuruarit e jetës së natës dhe të sportit gjithashtu. Pjesa lindore e ishullit është më e qetë dhe më e ngrohtë, me pamje nga ishujt e Meganisit dhe Skorpios. Në pjesën perëndimore përballë detit të hapur, bregdeti është i lartë dhe shkëmbor, përveç pjesëve të plazhit me rërë të bardhë dhe me ngjyrën e detit turkuaz dhe transparent si kristal. Pjesa veriore dhe jugore janë pjesë të shkëputura nga parajsa, ideale për surfistët të cilët vijnë nga e gjithë bota. Vasilliky dhe Agios Ioannis janë peizazhi i aventurave të erës për të entuziazmuarit ndaj balonave dhe parashutave. Këtu do të keni mundësi të provoni aventurat më të çmendura të sporteve të ujit dhe të ajrit dhe nëse nuk keni provuar më parë asnjë nga ato, do të keni mundësi të merrni disa mësime fillestare nga trajnerë që janë gjithmonë të gatshëm t’ju ndihmojnë. Ajo që e bën edhe më tërheqëse këtë ishull janë populli i tyre tepër mikpritës, të dashur dhe të thjeshtë. Kuzhina është një mrekulli e vërtetë me shijet autentike greke dhe me veçanti tipike që të ngelen thellë në kujtesë. Nuk duhet të largoheni që aty, pa provuar specialitetet tradicionale si savoro, aliada, bakaliaros, maridopita, bourdeto, frygadeli dhe miscellaneous. Përveç mishit dhe peshkut fantastik aty do të gjeni edhe pjesë nga kuzhina ndërkombëtare, ushqim për të gjitha llojet e shijeve. Në ishull ka pa fund restorante, kafene dhe klube nate të cilët e bëjnë këtë vend të jetë gjithmonë i zgjuar dhe gati për të pritur këdo në çdo orë. Megjithatë nuk duhet harruar kultura e këtij vendi. Historia është ajo që e bën më tërheqëse dhe më kuptimplotë një udhëtim. Në Lefkada keni mundësinë të merrni një biçikletë ose ti bashkoheni guidave të ndryshme për të vizituar muze, vende të cilat mbartin veçori historike, ambiente ku mund të gjeni libra dhe të mësoni me shumë rreth artit dhe letërsisë. Në dyqanet e dendura që i gjeni pothuajse kudo do të keni mundësinë të merrni një pjesë nga ishulli, nga artikuj tradicionalë të punuar me dorë siç dinë mjeshtrit e këtij vendi. Në Lefkada do të prekni një pjesë të parajsës në tokë…

WRITE A REVIEW

Accomodation
Destination
Meals
Overall
Transport
Value For Money

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  • SHENIME
  •  Akomodimi ne dhome teke (sngle) mund te kete extra pagese ne varesi te politikave te hotelve ku qendrome
  •  Nese krevati nuk do te jete dopjo, atehere do te jene dy krevate teke te bashkuar
  •  Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
  •  Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar
  • Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit
You don't have permission to register